Lajme

Prokuroria merr masat për 11 Majin, seksione të posaçme do hetojnë krimet zgjedhore

Prokuroria e Përgjithshme ka miratuar sot (19 shkurt) udhëzimin e masave për periudhën para dhe pas zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, për hetimin e veprimeve që mund të përbëjnë krime zgjedhore.

Në kuadër të këtyre masave, do të ngrihen seksione të posaçme në 13 prokurori të vendit për të hetuar veprat penale, që mund të cenojnë procesin zgjedhor. Këto seksione të përkohshme do të ngrihen brenda 10 ditëve dhe do të funksionojnë deri më 31 maj.

Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se seksionet e posaçme do të drejtohen nga krerët e prokurorive në 13 prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm dhe në përbërje do të kenë prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore me eksperiencë të gjatë në punë dhe që kanë pasur trajnime në këtë fushë.

Sipas marrëveshjes së lidhur mes Prokurorit të Përgjithshëm dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Policia e Shtetit do të vendosë të dispozicion të seksioneve të posaçme të përkohshme oficerë të policisë gjyqësore, ekspertizë, pajisje logjistike si dhe grupe operacionale për mbështetjen e hetimeve.  Bashkëpunimi me Policinë e Shtetit synon hetimin e shpejtë dhe tërësor të veprave penale, reagimin e shpejtë ndaj informacioneve dhe denoncimeve që lidhen me krimet zgjedhore, duke kryer verifikimet paraprake e procedurale dhe referuar çështjet në prokurori”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Po ashtu, do të ketë edhe një koordinim me Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe KQZ-në në të gjitha nivelet. Për qytetarët që do të duan të raportojnë shkelje të ligjit, në faqen e Prokurorisë së Përgjithshme do të jetë edhe një format standard kallëzimi.

Prokurorëve u kërkohet të kryejnë hetime proaktive, duke ndjekur një politikë penale rigoroze lidhur me kërkesat për caktimin e masave të sigurimit dhe masat e dënimit. Në faqen e internetit të Prokurorisë së Përgjithshme do të vihet në dispozicion një format standard kallëzimi për të ndihmuar qytetarët të kallëzojnë shkeljet e ligjit që kanë cenuar interesat e tyre si zgjedhës”, njofton Prokuroria e Përgjithshme.

Blerti Delija

Recent Posts

Lufta në Ukrainë- Franca mban sot samitin e dytë të liderëve të BE, Kanadaja e ftuar

Franca ka thërritur këtë të mërkurë (19 shkurt) samitin e dytë të liderëve të BE-së,…

2 seconds ago

Vatikani: Papa Françesku ka pneumoni në të dyja mushkëritë

Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut vijon të jetë komplekse. Me anë të një deklarate, Vatikani…

2 minutes ago

Hamasi kërkon shkëmbimin e të gjithë robërve në një fazë të vetme për një armëpushim të përhershëm

Hamas ka propozuar një marrëveshje për shkëmbimin e të gjithë robërve izraelitë dhe të burgosurve…

9 minutes ago

Vakancat për Këshillin Drejtues të RTSH, Komisioni lë 10 ditë kohë kalendarike

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik shpalli të martën unanimisht 11 vakancat për kryetar…

13 minutes ago

Hoxha takim me zyrtarin britanik: Skuadra të përbashkëta hetimore kundër trafikut të paligjshëm

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka zhvilluar një takim me kreun britanik të Komandës për…

14 minutes ago

Rama uron Kurtin për Pavarësinë e Kosovës: Një rrugëtim sfidues e i suksesshëm

Kryeministri Edi Rama ka dërguar një mesazh urimi për homologun e tij në Kosovë, Albin…

16 minutes ago

This website uses cookies.