Prokuroria nis verifikimet, organi i akuzës merr në shqyrtim kërkesën e PD- së për Tonin Marinaj

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimin për kryebashkiakun e Malësisë se Madhe, Tonin Marinaj, pas shkresës që Prokuroria i ka dërguar KQZ-së, dhe për dijeni Kuvendit të Shqipërisë.
Kujtojmë se grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka dërguar dy ditë më parë një kërkesë zyrtare Prokurorit të Përgjithshëm për verifikimin sipas ligjit të dekriminalizimit të Kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe,Tonin Marinaj.
Marinaj akuzohet nga Prokuroria e Antimafias Italiane si drejtues i një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar që Prokurori i Përgjithshëm të verifikojë sipas ligjit të dekriminalizimit figurën e Kryetarit aktual të Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.
Nga informacionet që disponohen nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ekziston dyshimi i arsyeshëm se subjekti Tonin Marinaj, me detyrë Kryetar i Bashkisë së Malsisë së Madhe, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik
Kjo kërkesë bëhet në kushtet kur ekzistojnë të dhëna dhe informacione, që ngrenë dyshimin e arsyeshëm, se subjekti Tonin Marinaj ka kryer veprimtari të paligjshme.