Promovim kulturës shqiptare, studentë nga 6 vende të rajonit në Kalanë e Shkodrës

Studentë, pedagogë dhe gazetarë të 6 universiteteve nga vendet e rajonit Shkodër, Prishtinë, Podgoricë, Shkup, Sarajevë, Novi Sad, pjesë e forumit “FutuRise Media Forum”, vizituan Kalanë e Shkodrës.

Gjatë vizitës në Rozafat, ata patën mundësi të mësonin më shumë rreth historisë, kulturës, vlerave arkitekturore dhe trashëgimisë së kalasë, e cila do të pasojë në artikuj të detajuar dhe interesantë. Artikujt, do të ndajnë me publikun e tyre, vlerat dhe emocionet e përjetimit të përkatësisë evropiane në Shkodër.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër në një publikim në rrjetet sociale thotë se, kjo vizitë është një hap i rëndësishëm bashkëpunimi për të promovuar kulturën dhe historinë duke ndihmuar të rritet interesimi i publikut, për të vizituar dhe njohur më shumë për këtë vend të mrekullueshëm.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.