“Promovimi i Arsimit Profesional” – Aktiviteti u organizua nga Këshilli Vendor Rinor Shkodër.

“Promovimi i Arsimit Profesional” ishte në fokus të një aktiviteti të organizuar nga Këshilli Vendor Rinor Shkodër, ku morën pjesë nxënës nga shkollat 9-vjeçare të qytetit.
Qëllimi i këtij takimi informues ishte njohja e programeve dhe mundësive që ofron arsimi profesional në qytetin e Shkodrës.
Nxënësit e shkollës profesionale “Hamdi Bushati” prezantuan mundësitë që ofron kjo shkollë për të rinjtë.
Gjatë këtij aktiviteti u zhvilluan diskutime me përfaqësues dhe studentë nga shkollat profesionale të qytetit, duke ofruar informacione të vlefshme për të ardhmen e tyre.