Promovimi i arsimit profesional – Kapedani: Shkolla jonë ka në fokus nxitjen e të rinjve përmes promocionit që bëjmë
Të rinjtë gjithnjë e më shumë po tërhiqen drejt arsimit profesional.
Edhe shkollat e kësaj natyre, siç është edhe “Ndre Mjeda” në Bushat, përmes promovimit që bën ka në fokus nxitjen arsimit profesional dhe përthithjen e sa me shumë nxënësve që mbarojnë klasat e nënta.
Në këtë shkollë, sipas drejtorit Ruzhdi Kapedani, janë arritur objektivat ku numri i nxënësve të rinj të ardhur nga klasat e nënta është 43.
Ky lloj arsimimi i pajis nxënësit me aftësi praktike, që janë të nevojshme për profesione si inxhinieria, teknologjia, artizanati e bujqësia.