Promovimi i diasporës shqiptare / Në muajin maj në Milano pritet të mbahet festivali i letërsisë shqiptare
Prej më shumë se 15 vitesh i është përkushtuar promovimit të kulturës shqiptare në fqinjin tonë përtej Adriatikut, Italinë. Besmir Rrjolli, djali shkodran, drejton qendrën “Slow Mill” në Milano që ka në fokus diasporën shqiptare dhe organizimin e aktiviteteve në konsolidimin e saj.
Si anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës synon mbështetjen e saj në mënyrë të vazhdueshme.
Besmiri shprehet se diaspora shqiptare në Itali shërben si promovuese e vendit të saj edhe në aspektin e turizmit.
Në muajin maj në Milano pritet të mbahet për herë të parë një festival i letërsisë shqiptare.
Besmiri është aktivist prej vitesh në shërbim të kauzës së tij që konsiston në evidentimin e kulturës shqiptare dhe forcimin e lidhjeve ekonomike, kulturore dhe shoqërore midis Italisë dhe Shqipërisë.