Promovohet libri me fjalime të presidentit Rugova “Liria si imanencë njerëzore”

Me rastin e Ditës së Presidentit, të premten është promovuar libri “Liria si imanencë njerëzore“ me përmbledhje të fjalimeve të ish-presidentit Ibrahim Rugova gjatë periudhës 1976-2005.

Ideja për botimin e këtij libri, u tha se ishte e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i cili është edhe botimi i parë i Bibliotekës Presidenciale “Dr. Ibrahim Rugova”.
 
Në një fjalë rasti, e para e vendit tha se presidenti Rugova ishte dhe vazhdon të mbetet  udhërrëfyesi dhe ndërtuesi i aleancave strategjike të Kosovës me perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo potencoi se libri “Liria si një imanencë njerëzore” ofron një njoftim gjithëpërfshirës me idetë, por edhe vizionin për studiuesit dhe udhëheqësit politikë e shtetërorë të presidentit Rugova. Osmani tha se presidenti Rugova kultivoi dhe mbrojti pa frikë fjalën dhe mendimin e lirë.

Ndërkaq, autori i këtij libri, Munish Hyseni tha se ndër çështjet fundamentale që dominojnë diskursin e këtyre teksteve janë liria dhe identiteti në krijimtari  dhe shoqëri. Ai citoi presidentin Rugova duke thënë se liria është kërkesë e njeriut.

Në kuadër të këtij organizimi, presidentja Vjosa Osmani, i dorëzoi kopjen e parë të librit Fanë Rugovës, bashkëshortes së ish-presidentit Ibrahim Rugova. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.