Bota islame përkujton këtë periudhë lindjen e begatë të profetit Muhammed. Në këtë atmosferë, Myftinia e Shkodrës organizoi në oborrin e xhamisë “Ebu Bekër” promovimin e librit “Me Pejgamberin Alejhi Selam”.
I pranishëm ishte edhe Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari. Ai e konsideroi këtë libër të madh pasi ai i drejtohet të rinjve përmes 30 eseve në formën e haditheve.Pjesë e ligjërimit ishte edhe teologu nga Tirana, Vladimir Kera. Ai u ndal në rëndësinë e librit bashkë me vlerat që mbart ai.Libri ka si autor Ed’hem Sherkavin nga Palestina por erdhi i përkthyer në shqip nga teologu Lavdrim Hamja.Libri “Me Pejgamberin Alejhi Selam” iu dhurua çdo pjesëmarrësi në përfundim të aktivitetit.
Përmirësimi i infrastrukturës në fushën e arsimit mbetet një nga prioritetet kryesore të pushtetit vendor…
Ministria e Financave ka çelur këstin e parë të dëmshpërblimit për tashëgimtarët e ish-të përndjekurve…
Vizita në Muzeun e Fotografisë “Marubi” në Shkodër përbën një udhëtim të paharrueshëm nëpërmjet fotografive…
Shkodra po feston këto ditë Karnavalet, një prej festave më të vjetra të qytetit, traditë…
Në QKF "Kujtim Alija", në klasën e arteve dhe zejeve, fëmijët po përgatisin maskat për…
Mbrëmjen e të hënës, në stadiumin “Loro Boriçi”, është organizuar një ndeshje e veçantë miqësore.…
This website uses cookies.