Promovohet në Shkodër “At’ e bir ” – Ermir Krantja sjell një dialog mes dy dirigjentëve të shquar

Promovohet në Shkodër libri “At’ e bir (të dirigjosh)”, i shkruar nga dirigjenti Ermir Krantja , “Nderi I Kombit”.
Ky libër sjell një portret të veçantë të marrëdhënies mes autorit dhe babait të tij, dirigjentit të shquar Mustafa Krantja, si dhe i ofron lexuesit një pasqyrë të thellë mbi jetën dhe kontributin e dy dirigjentëve që kanë lënë gjurmë të thella në kulturën muzikore shqiptare.
Për dirigjentin e mirënjohur, promovimi i librit në Shkodër ka një domethënië të veçantë, pasi ky qytet mbetet një pikë e rëndësishme referimi në karrierën e tij.
Duke e quajtur këtë libër një kulminacion të lidhjes shpirtërore dhe profesionale babë e birë, muzikologu shkodran, Gjon Shllaku, evidenton kontributin e rëndësishëm të dy dirigjentëve Krantja në artin muzikor në Shkodër.
