Promovohet “Ose ne…”/Libri i autores Manjola Lloja u promovua në hollin e RTSH Shkodra

Në Radio Shkodra do të niste hapat e parë të një rrugëtimi të gjatë në komunikimin publik. 35 vite nga zanafilla e atij momenti, Manjola Lloja iu rikthye kësaj godine, me një profil të ri. Si autore e librit të parë “Ose ne…”, ajo e promovoi atë, rrethuar nga miq zemre në intimitetin e bisedës rreth veprës.Një risi në letërsinë shqiptare e konsiderojnë këtë libër disa nga figurat e spikatura shkodrane.Pas Tiranës dhe Shkodrës, turi i promovimit të librit “Ose ne…” do të vijojë në qytete të tjera të vendit dhe jashtë tij.