Prona e llogari bankare, GJKKO konfiskon pasuritë e Eldi Dizdarit. Akuzohet në Itali për trafik kokaine

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit ka konfiskuar me kërkesë të SPAK 6 pasuri të Denis Matoshi (Eldi Dizdari), i cili akuzohet nga drejtësia italiane për trafik droge.

Eldi Dizdari prej vitesh tashmë është në kërkim nga drejtësia italiane ku Gjykata e Firences ka caktuar ndaj tij “arrest me burg” më 25 nëntor 2019 për trafik ndërkombëtar të kokainës.

“Sipas të dhënave të dërguara nga letërporosia italiane rezulton se, organizata kriminale në të cilën bën pjesë shtetasi Denis Matoshi, nga viti 2015 e në vazhdim, ka trafikuar në disa raste kokainë”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Konkretisht GJKKO ka vendosur konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit, të pasurive të Eldi Dizdarit:

  1. Pasuria e llojit “Njësi”, e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8160, Rruga “Bajram Curri”, Tiranë, me sip. totale 198.1m2, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi;
  2. Pasuria e llojit “Garazh”, e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8160, Rruga “Bajram Curri”, Tiranë, me sip. totale 14.3m2, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi;
  3. Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe 5269 m2, Zona Kadastrale nr.8160, rruga “Dervish Hima”, Tiranë, pjesa takuese 2163/30000, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi, pasuri që është në bashkëpronësi.
  4. Të drejtën e shtetasit Denis Matoshi, për të përfituar vlerën e shpronësimit nga Komisioni i Posaçëm për Shpronësim për shpronësimin në pasurinë me nr. 6/380, Zona Kadastrale nr.8160, rruga “Dervish Hima”, si bashkëpronar në këtë pasuri në pjesë takuese 120005/1680000, me vlerë paraprake të shpronësimit 8.180.125.82 lekë.
  5. Shuma e parave prej 40 000 (dyzetë mijë) Euro, ndodhur në llogarinë bankare të noterit;
  6. Pasuria e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8310, Rruga “Gjergj Legisi”, Tiranë, e llojit “Apartament” me sip. totale 65.32m2, në pronësi të shtetasit B.Sh.;

Emri i Eldi Dizdarit doli gjatë një operacionit anti-drogë të autoriteteve në Itali, ku ishte pjesë e kartelit shqiptar “Kompania Bello” të trafikut të kokainës që drejtohej nga Dritan Rexhepi. Sipas autoriteteve italiane ky kartel droge kontrollonte të gjithë zinxhirin, nga rregullimi i dërgesave të kokainës direkt nga Amerika e Jugut deri te shpërndarja në të gjithë Evropën.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.