Pronat shtetërore në zonat malore, do të shiten tek privati me 1 euro vetëm me plane biznesi

Një nismë e re e cila synon fuqizimin ekonomik të  zonave malore dhe për të zhvilluar edhe më shumë turizmin po ndërmerret nga ministria e ekonomisë . Në draftin e publikuar për konsultim publik të gjithë qytetarët apo bizneset që nga procesi inventarizimit të pronave shtetërore kanë rezultuar si posedues faktikë të tyre, pra i kanë përdorur si të jenë pronarë , do ju jepet e drejta të fitojnë pronësinë ligjërisht të këtyre pasurive.

Këtyre poseduesve faktik qe aplikojnë për të blerë këtë pronë me tarifën simbolike 1 euro, me kushtin e vetëm që të vërtetojnë se kanë më shumë se 10 vite që e shfrytëzojnë pronën shtetërore dhe të paraqesin një plan biznesi për ta zhvilluar atë.

Ky projektligj vjen  në kuadër të nismës “Investo në Tokën Tënde – Paketa e Maleve”, e cila synon të ofrojë një qasje alternative për tërheqjen e investimeve direkte dhe orientimin e tyre, të identifikuara si zona me përparësi zhvillimin, që kanë nevojë për përdorimin e mekanizmave të veçantë, për zhvillimin ekonomik”, thuhet në relacion.

Me miratimin e këtij projektligji do të bëhet i mundur konsolidimi i pronës, përmes plotësimit të dokumentacionit të pronësisë sipas ligjeve në fuqi.

Por jo të gjitha pronat shtetërore ku ka një posedues faktik do të ketë shitje të pronës me qëllim ngritjen e një biznesi pasi do të jetë Këshilli i Ministrave që do të miratojë zonat me përparësi zhvillimi . Kjo nismë vjen pas asaj të investimeve strategjike që u përqendrua kryesisht në hotele e resorte përgjatë vijës bregdetare, ku pronat shtetërore u vunë në dispozicion të privatit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.