Një nismë e re e cila synon fuqizimin ekonomik të zonave malore dhe për të zhvilluar edhe më shumë turizmin po ndërmerret nga ministria e ekonomisë . Në draftin e publikuar për konsultim publik të gjithë qytetarët apo bizneset që nga procesi inventarizimit të pronave shtetërore kanë rezultuar si posedues faktikë të tyre, pra i kanë përdorur si të jenë pronarë , do ju jepet e drejta të fitojnë pronësinë ligjërisht të këtyre pasurive.
Këtyre poseduesve faktik qe aplikojnë për të blerë këtë pronë me tarifën simbolike 1 euro, me kushtin e vetëm që të vërtetojnë se kanë më shumë se 10 vite që e shfrytëzojnë pronën shtetërore dhe të paraqesin një plan biznesi për ta zhvilluar atë.
Ky projektligj vjen në kuadër të nismës “Investo në Tokën Tënde – Paketa e Maleve”, e cila synon të ofrojë një qasje alternative për tërheqjen e investimeve direkte dhe orientimin e tyre, të identifikuara si zona me përparësi zhvillimin, që kanë nevojë për përdorimin e mekanizmave të veçantë, për zhvillimin ekonomik”, thuhet në relacion.
Me miratimin e këtij projektligji do të bëhet i mundur konsolidimi i pronës, përmes plotësimit të dokumentacionit të pronësisë sipas ligjeve në fuqi.
Por jo të gjitha pronat shtetërore ku ka një posedues faktik do të ketë shitje të pronës me qëllim ngritjen e një biznesi pasi do të jetë Këshilli i Ministrave që do të miratojë zonat me përparësi zhvillimi . Kjo nismë vjen pas asaj të investimeve strategjike që u përqendrua kryesisht në hotele e resorte përgjatë vijës bregdetare, ku pronat shtetërore u vunë në dispozicion të privatit.
Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…
Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…
Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…
Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…
This website uses cookies.