Propozimet për armëpushim dhe lirimin e pengjeve, Netanjahu hedh poshtë pretendimet
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka bërë të ditur se nuk ka marrë asnjë propozim për armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gazë.
Sipas zëdhënësit të tij, shpjegohet se pas rifillimit të negociatave të nivelit të lartë, kreu i qeverisë izraelite nuk ka marrë sinjale për një armëpushim.
Të dielën Egjipti propozoi një armëpushim dy-ditor në Gazë, gjë e cila do të mundësonte shkëmbimin e katër pengjeve izraelitë të mbajtur në enklavë me një numër të paspecifikuar të burgosurish palestinezë që mbahen në Izrael.
Gjatë një takimi me dyer të mbyllura të partisë Likud, Netanjahu theksoi se “Izraeli nuk ka marrë një propozim për lirimin e katër pengjeve në këmbim të një armëpushimi 48-orësh në Gazë”, referuar zëdhënsit të tij, Omer Dostri ndërsa shtoi se “nëse një propozim i tillë do të ishte ngritur, kryeministri do ta kishte pranuar menjëherë”.