Sot (22 mars) është afati i fundit kur Prishtina dhe Beogradi duhet të dorëzojnë propozimet e tyre rreth një zgjidhjeje për sa i përket përdorimit të dinarit serb në Kosovë.
Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi në një intervistë për mediat vendase thotë se në Bruksel nuk është diskutuar as kundërshtuar Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, por janë diskutuar mënyrat e zbatimit të vendimit, që ka hyrë në fuqi nga 1 shkurti.
Ai bëri me dije se sot nuk do të dorëzojnë propozime për rregulloren e Bankës Qendrore, pasi ajo ka monopol në përcaktimin e politikës monetare, por do të çojnë idetë se si do të transferohet mbështetja financiare e Serbisë drejt qytetarëve të komunitetit serb duke zbatuar atë Rregullore.
Pas bisedimeve mes kryenegociatorëve të mërkurën, Kosova dhe Serbia pritet të takohen sërish në fillim të javës së ardhshme në Bruksel.
Palët do të diskutojnë mënyrat e zbatimit të vendimit të Bankës Qendrore, e cila ka ndaluar qarkullimin e dinarit serb dhe lejon vetëm euron për transferta me para të gatshme.
Rruga Shengjin - Velipojë po shkon drejt përfundimit. Është një tjetër vepër infrastrukturore që pritet…
Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, Myftinia e Shkodrës ka organizuar një veprimtari…
Spektakli i orëve të fundit të Karnavaleve të Shkodrës nisi që të shtunën në darkë…
Galeria “Oda” në Shkodër hapi dyert për ekspozitën e parë të vitit. “Klithma në heshtje”…
Teuta – Tirana dhe Skënderbeu – Egnatia ulën siparin e javës së 26-të të kampionatit…
Rruga e Komanit është kantieri më i ri i hapur në bashkinë e Vaut të…
This website uses cookies.