Categories: LajmePolitikë

Propozimi i PS, reagon Tabaku: ‘Fantashkencë’- Komisionet, një e drejtë kushtetuese që i garantohet opozitës së çdo kohe

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar menjëherë për propozimin e PS mbi formimin e komisioneve hetimore të Kuvendit.

Me anë të një reagimi në facebook, Tabaku e cilëson si “fantashkencë” projektligjin e propozuar nga PS që sipas saj vetëm do ngrejë komision hetimor që do të kontrollojë komisionet hetimore të ngritura.

Komisionet hetimore janë një e drejtë kushtetuese që i garantohet opozitës së çdo kohe. Në një shtet të së drejtës hierarkia është e tillë që kushtetuta prevalon mbi ligjet. Prandaj më duket një fantashkencë dëshira e mazhorancës që me propozimet duket se do të ngrejë një komision hetimor që do të kontrollojë komisionet hetimore.

“Frika që u ndjellin Komisionet Hetimore i ka detyruar të rrëshkasin në komedinë “Ne” do të vendosim, “ne” do t’i njohim, “ne” jemi të gjithëditurit! Me këtë gjuhë nuk bëjnë vetëm se dëshmojnë tmerrin e tyre që nuk ka lidhje aspak me deputetët si prokurorë pasi historia e komisioneve hetimore flet vetë për rezultatin e tyre.

 Shqiptarët duhet të dinë, u shpreh ajo,  që prej një viti në sirtarët e kuvendit fle propozimi i bërë në emër të Partisë Demokratike për reformimin e Ligjit të Komisioneve Hetimore. Ndryshime që i propozova duke pasur mbi supe eksperiencën e një komisioni hetimor dhe të një ligji që ishte po aq pengues sa përpjekja aktuale.

 Alibia e mëtejshme se në Komisione Hetimore kanë dëshmuar persona nën hetim është minimalisht e pasaktë historikisht dhe mbase një mashtrim publik. Po, ka rezultuar që persona të thërritur për dëshmi kanë pohuar se janë nën hetim dhe seanca është anulluar. Natyrisht që kanë rezultuar që dëshmitarë, si tek inceneratorët, janë thërritur më pas nga SPAK dhe janë vendosur nën hetim mbas punës tê komisionit hetimor, siç ka ndodhur që raportet e minorancës të jenë pjesë e provave të SPAK dhe kjo mund të ndodhë sërisht”- shkruan deputetja.

Ajo tha se propozimet e qeverisë duhet të miratohen në dakordësi të plotë me opozitën pasi komisionet hetimore kanë qëllim kontrollin dhe balancën në një shtet.

“Por, qëllimi i ndryshimeve ligjore në fakt lidhet me funksionimin normal të Komisioneve Hetimore. Bashkë me znj Felaj kemi dëshmuar që përtej mosdakordësive tona të drejtojmë një komision që stekën e ka ngritur lartë. Ndaj propozimet tona politike për ndryshimet ligjore duhet të miratohen në dakordësi absolute, sepse sado “pushtete” ka qeveria ky ligj duhet patjetër të ketë dakordësinë e opozitës”shkruan Tabaku.

 Qëllimi i ligjeve nuk është të shpëtojnë as mazhorancën nga frika dhe as opozitën nga sikleti. Ato kanë qëllim që të ofrojnë një shtet që ka për bazë kontrollin dhe balancën. Prandaj është mëse e domosdoshme që të kemi një dakordësi për këto propozime. Komisionet Hetimore janë një armë që opozita ka në dorë për ta ushtruar, nëse mazhornca është e bindur që nuk kanë asnjë efekt le të miratojnë dhe t’ia lëmë publikut të gjykojë efektin e tyre. Mbase mazhoranca ka të drejtë! Mbase opozita ka më shumë të drejtë! Ligji duhet zbatuar”- përfundon Tabaku në reagimin e bërë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Festat e Nëntorit në Tetovë bëjnë bashkë “Ballistët” dhe “Shvercerat”

“Derbi” shqiptar mes Shkëndijës dhe Shkupit, i vlefshëm për Ligën e parë të Maqedonisë së…

8 hours ago

Vendstrehimi i Isa Boletinit – Vizitë nga pasardhësit në kullën e hoxhë Ibrahim Dollapit

Janë pasardhësit e Isa Boletinit, Hasan Prishtinës e plot figurave të tjera kombëtare që ia…

8 hours ago

80% e popullatës e prekur nga helikobakteri – Mjekët: Është i vështirë në trajtim

Shqipëria ka një prevalencë të lartë të përhapjes së Helikobakter Pylorit , që zakonisht gjendet…

8 hours ago

“Studim për muzikologjinë psikoanalitike” – Libri është kontribut shkencor dhe artistik i muzikologut Qamil Gjyrezi

Muzikologu shkodran Qamil Gjyrezi promovoi në Bibliotekën Shkencore librin me titullin “Studim për muzikologjinë psikoanalitike”.…

9 hours ago

Konkursi letrar “Fjala artistike” – Rreth 280 fëmijë morën pjesë në tre fazat e kompeticionit

Konkursi letrar “Fjala artistike”, organizuar nga QKF “Kujtim Alija” uli siparin e edicionit për vitin…

9 hours ago

Berisha kërkon shfuqizimin e masës “arrest shtëpie”, “Kushtetuesja” e shqyrton më 27 dhjetor

Gjykata Kushtetuese ka pranuar të marrë për shqyrtim kërkesën e Sali Berishës, lidhur me shfuqizimin…

9 hours ago

This website uses cookies.