Lajme

Propozimi mbi armëpushimin me Ukrainën, SHBA rrit presionin ndaj Rusisë

SHBA ka rritur presionin ndaj Rusisë për të pranuar propozimin e armëpushimit 30-ditor me Ukrainës.

Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio në një deklaratë nga aeroporti Shannon, ka bërë me dije se në bisedimet e mbajtura mes zyrtarëve amerikanë e ukrainës në Arabinë Saudite, është diskutuar mbi koncesionet territoriale sipas çdo marrëveshjeje paqeje.

Ai tha se SHBA shpreson të ketë një përgjigje pozitive për armëpushimin nga Rusia, duke shtuar se do t’i kërkonte Vladimir Putinit t’i jepte fund armiqësive.

 “Kështu që njerëzit të ndalojnë së vdekuri, kështu që plumbat të pushojnë së fluturuari“, tha ai.

SHBA do të ketë kontakte me Rusinë gjatë kësaj të mërkure (12 mars), ndonëse deri mesditën e sotme nuk ka pasur asnjë reagim nga Moska mbi propozimin për armëpushim.

“Nëse Rusia thotë jo, do të na tregojë shumë për qëllimet e tyre dhe çfarë mendësie kanë”, tha Rubio.

Nga ana e tij, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenky ka vlerësuar bisedimet e zhvilluara me SHBA, duke i cilësuar si konstruktive, ndërsa shton se dëshiron të përdorë armëpushimin e mundshëm 30-ditor si një shans për të hartuar një plan të përhershëm paqeje, i cili mund të përfshijë garanci sigurie.

Ne do të duhet ta diskutojmë atë në më shumë detaje nëse do të kemi një armëpushim 30-ditor. Këto 30 ditë do të duhet të përdoren për të hedhur disa çështje në letër“, tha ai.

Zelensky theksoi se pas këtij propozimi, gjithçka mbetet në dorën e Rusisë.

“Të gjithë do të duhet të jenë pjesë e një bashkimi për ta bërë Rusinë të detyrohet të pranojë paqen. Gjithçka varet nëse Rusia është e gatshme ta bëjë këtë, të vendosë një armëpushim, ose nëse është e gatshme të vazhdojë të vrasë njerëz”, theksoi presidenti ukrainas.

Blerti Delija

Recent Posts

TikTok mbyllet, por… Ekspertët thirrje institucioneve që të marrin masa

Njoftimi për mbylljen e TikTok nuk do ta frenojë plotësisht aksesueshmërinë në këtë platformë. Ndërsa…

59 minutes ago

Inzaghi feston 200 pankina në krye të Interit

Një mbrëmje e veçantë, e festuar me kalimin e turit dhe kualifikimin në çerekfinale të…

1 hour ago

Elda Laro drejtuese e Orkestrës Simfonike – Kryebashkiaku Benet Beci jep lajmin: Të tjerat janë dokrra hini!

Nga skenat prestigjioze të Berlinit në zemër të Shkodrës, dirigjentja e njohur me famë botërore,…

2 hours ago

Basketboll, “Final 4” i Ligës Unike për Femra do luhet në Shqipëri

Konform marrëveshjes mes Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB),…

2 hours ago

Parlamentaret 2025, Hoxha: Policia garanton zgjedhje të lira, me standarde

Teksa jemi 60 ditë larg nga zgjedhjet parlamentare, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, thotë se…

2 hours ago

Letërsia për fëmijë e të rinj – Në Bibliotekën Shkencore, i ftuar në takim me studentët shkrimtari Mustafa Tukaj

Shkrimtari i letërsisë për fëmijë dhe të rinj, dramaturgu dhe përkthyesi shkodran, Mustafa Tukaj ishte…

2 hours ago

This website uses cookies.