Propozimi për sallat funerale – Qytetarët: I drejtë, por duhet menduar zhvendosja e tyre në vende të përshtatshme
Prania e sallave mortore pranë qendrave urbane të banuara është ndër shqetësimet që Bashkia Shkodër ka marrë në mënyrë të vazhdueshme si nga këshilltarët bashkiakë e po ashtu edhe nga qytetarët.
Kryebashkiaku në rrjetet sociale bën me dije se ka ngritur një grup pune dhe po përgatitet harta e cila sqaron zonat ku do të lejohet funksionimi i agjensive funerale.
Qytetarët Shkodranë e kanë cilësuar të drejtë një vendim të tillë.
Të tjerë kërkojnë më shumë informacion mbi lejimin e tyre si një aktivtet i domosdoshëm.
Propozimet e Bashkisë Shkodër do të diskutohen edhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për të patur një vendim të mëvonshëm.