WhatsApp Image 2023 11 26 at 07.55.07 696x464 1
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Polake ka njoftuar se do t’u japë grada qenve të shërbimit ushtarak.
Ushtarët polakë, duke njohur rolet që luajnë qentë në operacionet luftarake, kanë propozuar që kafshëve t’u jepen grada ushtarake.
Si përgjigje, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Polake shkroi në platformën X se “ushtarët, në njohje të rolit të luajtur nga K9 në operacionet e ndërmarra nga Forcat e Armatosura Polake, kanë paraqitur propozimin që qenve t’u jepen grada ushtarake”.
”Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura synon t’i përgjigjet pozitivisht kësaj kërkese duke vendosur së shpejti rregulloret përkatëse”, thuhet në njoftim.
Po planifikohen gradat nga ”ushtar” në ”rreshter”.
Të ashtuquajturit qentë e K9-s përdoren nga Forcat e Armatosura Polake për qëllime të tilla si kërkimi, gjurmimi, patrullimi dhe zbulimi i eksplozivëve.
Përveç kësaj, ata janë gjithashtu të trajnuar për të marrë pjesë në situata luftarake.
Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…
Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…
Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…
Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…
This website uses cookies.