Protesta/ Berisha: Më 27 dhjetor mblidhemi te Gjykata e Lartë. Betejë pa kthim, çdo të enjte para Parlamentit

Berishaaaaa 18

Berishaaaaa 18

Ka nisur para Kryesisë së Kuvendit protesta e demokratëve, mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ky i fundit i është bashkuar protestuesve, ndërsa tubimi vjen teksa Këshilli i Mandateve është mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që kërkon autorizimin që do t’i hapte rrugë caktimit të masës së sigurisë “arrest shtëpie” për Berishën.

Në fjalë e tij, Berisha i bëri thirrje qytetarëve që të protestojnë më 27 dhjetor para Gjykatës Kushtetuese, kur do të shqyrtohet padia e opozitës për shfuqizimin si antikushtetues të marrëveshjes Shqipëri-Itali për emigrantët. Po ashtu, Berisha bëri thirrje për protesta çdo të enjte para Parlamentit.

Më 27 dhjetor, çdo qytetar para Gjykatës së Lartë, ku Edi Rama ka porositur ekzekutimin e identitetit tonë. Ne do qëndrojmë, do fitojmë. E enjtja që vjen, të gjithë para Parlamentit monist. Këta duken të fortë, por këta janë kalbësira të vërteta. E patë sesi në 5 javë e shndërruam Parlamentin e tyre në një ndërtesë dhe asgjë më shumë. Në 5 javë ia dolëm të imponojmë të bëhen gazi i botës dhe të votojnë buxhetin në 4 minuta. Këto janë vetëm fillimi. Ju ftoj çdo të enjte para Parlamentit për pluralizmin, për demokracinë”, tha Berisha.   

Ish-kryeministri e konsideroi protestën e sotme të ngjashme me atë për rrëzimin e diktaturës në 1997-ën. Ai iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke e quajtur “xhelat të votës së lirë”.

 “Sot ne jemi në mision të njëjtë. Në shtator të vitit 1997, PD-në në Shqipëri dhe botë, më të shumtit e menduan se ajo përfundoi në arkivat e historisë, po ata u gabuan. Asokohe, njësoj si tani, një prokuror politik, xhelat i Sigurimit ët Shtetit, akuzoi Sali Berishën për krime kundër njerëzimit dhe Parlamenti i hoqi imunitetin. Asokohe menduan se erdhi revanshi i etërve për të shuar idealet e lirisë së shqiptarëve, por gabuan.

Ne e nisëm 30 në oborrin e selisë, u bëmë 300, 3000, 30.000 dhe 300.000 dhe u kthyem me votën e lirë në pushtet. Edhe sot ne jemi këtu për idealet e lirisë. Jemi këtu në një kthesë që na fton historia, në një betim që kërkon e sotmja dhe e ardhmja jonë. Jemi këtu për t’i komunikuar Edi Ramës se je i dënuar për jetë për shkak të votës së shqiptarëve. Edi Rama ke vite që sillesh si xhelat me votën e shqiptarëve, ke vite që për karrigen tënde nuk njeh ligj, normë e standard, duke besuar se demokratët i shtype. Edi Rama është fundi yt, mblidhu dhe struku ku të duash. Pak javë më parë të paralajmërova se ajo që po shihej në Parlament, ajo mosbindje e deputetëve të PD-së ishte vetëm fillimi. Do shohësh mosbindjen e luftëtarëve të lirisë, nuk do gjesh vrimë ku të futesh”, tha Berisha. Hapim sot kapitullin e betejës pa kthim drejt regjimit që po shkatërron ekzistencën e qenies sonë”, tha Berisha.

Berisha po hetohet në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, ndërsa akuzat ndaj tij i ka konsideruar si  “absurde”. Ai refuzoi të zbatonte vendimin e Gjykatës për t’u paraqitur para oficerëve të policisë gjyqësore pasi, sipas tij, ishte në shkelje të Kushtetutës. Sipas Berishës, masa e sigurisë ndaj tij nuk mund të vendosej pa autorizimin e Kuvendit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.