Lajme

Protesta- Berisha: Mosbindja civile, në të gjithë vendin. Bllokime rrugësh e ngujime, veprimet e radhës

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar se mosbindja civile që, sipas tij, nisi me protestën e djeshme (7 tetor) do të përshkallëzohet dhe do të shtrihet në të gjithë vendin. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se veprime të tjera që ata do të ndërmarrin, në vazhdën e kësaj mosbindje civile, do të jenë edhe ngujimet, grevat dhe bllokimet e përkohshme të rrugësve.

Ai i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të pranojë kërkesën e tyre për qeveri teknike, duke e paralajmëruar se në të kundërt “mosbindja civile do të shkërmoqë narkoshtetin”.

Mosbindja e djeshme ishte vetëm aksioni i parë i fillimit të mosbindjes civile. Për Edi Ramën kam një thirrje, opozita ka vetëm një javë në aksion, me kaq ke humbur Parlamentin, institucionet e krimit u dogjën nga flaka e revoltës, reago sa je në kohë. Nuk kërkojmë të marrim pushtet me dhunë, por qeveri teknike për të garantuar zgjedhje të lira, aty të shohim se kë do të zgjedhin shqiptarët. Krijo qeverinë teknike sepse javët që vijnë mosbindja civile do të çmontojë narkoshtetin tënd. Mosbindja ka shumë forma, kemi ngujime përpara, kemi greva, bllokime permanente rrugësh, kemi 77 mënyra për mosbindje civile që do të shkërmoqin narkoshtetin e Edi Ramës. Nëse mendon se mosbindja civile nisi në Tiranë dhe do kufizohet aty, mendohu mirë, do kesh në mbarë Shqipërinë”, tha Berisha.

Protestuesit e djeshëm ai i konsideroi si ndërgjegjja e kombit.

Ata mbrëmë ishin ndërgjegjja e kombit, zëri i njerëzve të heshtur, ishin ndërgjegjja e njeriut të civilizuar që kudo në botë ngrihet kundër padrejtësive, kundër tiranive. Ata dje ngjanin me Feniksin, në fakt ishin udhëheqësit, ishin prijësi, zoti i kryeqytetit, por dhe i Shqipërisë”, u shpreh Berisha.

Opozita protestoi për 3 orë ditën e djeshme, ku u hodhën molotovë te kryeministria dhe më pas në selinë e PS-së. Si pasojë u plagosën disa efektivë të policisë.

Mosbindja civile e opozitës vijoi drejt Ministrisë së Brendshme, Bashkisë së Tiranës dhe Parlamentit, ku sërish u hodhën flakadanë dhe bomba molotov dhe nga ana tjetër policia ju përgjigj me gaz lotsjellës. Marshimi përfundoi në selinë e PD ku sekretari i përgjithshëm Flamur Noka, deklaroi se 7 tetori ishte vetëm hapi i pare i mosbindjes civile.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

4 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

5 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

5 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

5 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

5 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

5 hours ago

This website uses cookies.