Protesta e 11 korrikut – Belind Këlliçi tregon për RTSH-në skenarin e saj

Protesta e opozitës do të dominohet nga diskutime  të personave që i përkasin shoqërisë civile si edhe botës së artit. RTSH ka mësuar se deri tani është menduar që  fjalimet e vetme politike do të jenë ato të Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, fjala e të cilit do të përcillet direkt nga banesa e tij, sikundër e Presidentit të Partisë së Lirise Ilir Meta.

Belind Këlliçi tha në një intervistë për RTSH-në se protesta do të ketë si kërkesë lirimin e liderit të opozites Sali Berisha.

“Kushdo që mund të ketë ndjesi nga më të ndryshmet për Liderin e Partisë Demokratike Sali Berisha, duhet të kuptojë se sot që flasim jemi i vetmi vend anëtar i NATO-s, i cili Kryetarin e opozitës prej 191 ditësh e ka në arrest shtëpie si masë politike, pa prova dhe fakte” tha anëtari i Kryesisë së PD-së Belind Këlliçi.

Gjithashtu opozita do të kërkojë tha ai krijimin e një qeverie teknike që do t‘i hapë rrugë zgjedhjeve të lira.

“Kryeministri Edi Rama ka futur duart në të gjitha proceset zgjedhore, ka vjedhur votat e qytetarëve shqiptarë duke tjetërsuar vullnetin tyre. Ndaj qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira janë kërkesë e panegociueshme e opozitës ’’tha Belind Këlliçi në intervistën për RTSH-në.

Protesta tha Këlliçi do të jetë paqësore, por nuk përjashtohen aktet e mosbindjes civile.

“Demokratët përherë kanë organizuar protesta paqësore.  Akte të mosbindjes civile ka patur gjithmonë në protesta, megjithatë janë qytetarët ata që do të vendosin. Për një gjë jam i bindur, se do të ketë shumë ngjyra kjo protestë” tha Këlliçi.

Në protestë do të ketë edhe denoncime të atyre që opozita i ka quajtur mega-afera korruptive, sikundër eshte ajo e inceneratorëve  apo skandali i Spitalit të Onkologjikut.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.