Categories: LajmePolitikë

Protesta e 20 shkurtit, Këlliçi: Dihet fillimi, por nuk dihet fundi

Drejtuesi politik i “Rithemelimit” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka deklaruar në “Ekspres”, se për herë të parë agjenda dhe skenari i protestës të thirrur nga opozita në 20 shkurt, do drejtohet nga qytetarët.

Sipas tij, 20 shkurti është “pika e ujit që do derdhë kupën” dhe protesta do të drejtohet nga qytetarët e shumtë që do të jenë të pranishëm.

“Për herë të parë kemi vendosur që të lëmë vetë qytetarët që të diktojnë agjendën dhe skenarin e protestës”, tha Këlliçi.

Ndaj tha ai, “ky është një moment reflektimi dhe sensibilizimi për çdo qytetar shqiptar ku do duhet të reflektojmë mbi ecurinë e Shqipërisë sidomos në këtë dekadën e fundit”.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit Nolian Lole se çfarë do të thotë kjo kur protesta do drejtohet nga qytetarët, Këlliçi u shpreh se, “kjo protestë kombëtare do të fillojë në 17:30,  e thirrur nga opozita. Gjithë drejtuesit e PD-së prej më shumë se 10 ditësh janë në terren duke zhvilluar takime të ndryshme jo vetëm me strukturat e partisë por dhe me qytetar të ndryshëm.  Do të jetë një protestë masive, një protestë e madhe. Dihet fillimi por nuk dihet fundi pikërisht kur mbaron”.

Gjithashtu ish-kandidati i opozitën për zgjedhjeve vendore të 14 Majit, Belind Këlliçi ka konfirmuar që kjo protestë do të përshëndetet dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Për shkak të zhvillimeve teknologjike dhe Berisha do të jetë i pranishëm në protestë”, tha ai.

Sakaq Belindi thekson se, “Shqetësimi kryesor kur takojë qytetarët të ndryshëm është se i ka ardhur fundi atij modeli proteste që mblidhen 60 minuta dhe shpërndahet. Qytetarët duan një protestë të fuqishme , kërkojnë me ngulmë një protestë të ashpër dhe kërkojnë që të ketë një reagim shumë të fortë.  Po kjo nuk do të thotë që ne të thërrasim qytetarët dhe të bëjmë një përplasje fizike”.

Me sa kuptojë  nga takimet e zhvilluara tha Këlliçi, qytetarëve i është prekur nervi për shkak të varfërisë ekstreme, për shkak të mjerimit dhe çmimeve të shtrenjta të ushqimeve bazike.

“Një problem tjetër që unë e has është dhe shpopullimi. Nga takimet e shumta që kam zhvilluar në të gjithë qytetin e Tiranës , vihet re që dhe qyteti ynë është prekur nga shpopullimi si çdo qytet tjetër i Shqipërisë, por mbi të gjitha po ikin të rinjtë” shton ai.

Kemi nevojë për instalimin e kulturës të protestës, thekson Belindi, ndaj kujtdo që është në qeveri.

 “Ne po i përgjigjemi thirrjes së qytetarëve që prej muajsh kërkon nga opozita për mos bindje civile dhe protesta.  Partia Demokratike është në protestë por kjo protestë kombëtare do të jetë pikënisje do jetë “ ajo pika që derdh kupën”.  Mos bindja civile do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë”.

Gjithashtu drejtuesi politik për Tiranën , Këlliçi tha se, “PD ka ndezur motorët për të fituar zgjedhjet e 2025”. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

12 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

13 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

13 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

13 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

13 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

13 hours ago

This website uses cookies.