Protesta e 7 tetorit – I deleguari politik i PD- së për Qarkun Shkodër, takim në Vau Dejës

Luçiano Boçi, nënkryetari i Partisë Demokratike njëherësh edhe I deleguar politik për qarkun e Shkodrës ka zhvilluar një takim me strukturat e PD-së së Vau  Dejës. 

Në hapje të takimit, kryetari I PD-së lokale, Benard Ndreca, tha se situata në të cilën po kalon vendi është e rëndë dhe duhet bashkim i të gjithë demokratëve dhe opozitarëve.

Në këtë takim përshëndeti edhe ish- deputeti I PD-së dhe ish- kryetari I Bashkisë Vau Dejës, Zef Hila, i  cili u ndal tek domosdoshmëria e bashkimit e të gjithë demokratëve.

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, u shpreh se bashkimi i demokratëve është shpresë duke pasur përballë një narko regjim si ky i Edi Ramës i cili ka vrarë demokracinë.

Pjesëmarrësit në këtë takim u shprehen se prania në protestën e 7 tetorit nga Vau- Dejësi do jetë massive, ku të gjitha strukturat janë angazhuar për një qëndresë pa kthim deri në realizimin e kërkesave të opozitës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.