Categories: LajmePolitikë

Protesta e demokratëve në Kuvend, Basha: Teatër. Monotonia i intereson Edi Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka konsideruar një teatër protestën e disa deputetëve demokratë në seancën e sotme plenare, duke thënë se ata nuk i vendosin interesat e qytetarëve në plan të parë.

“Dita e sotme ka një monotoni dhe një të re. Monotonia i intereson Edi Ramës. Nuk pati asnjë akt të opozitës për t’i kërkuar llogari Edi Ramës dhe qeverisë. Ky teatër do të ishte i pamundur nëse deputetët e opozitës do të vinin interesat e qytetarëve në plan të parë”, tha Basha.

Ky i fundit deklaroi se strategjia e sigurisë kombëtare e miratuar sot, duhej t’i nënshtrohej një debati publik e politik. Ai theksoi se është e pafalshme që një vend i NATO-s të zvarritet me dokumente burokratikë.

“Sot është miratuar një dokument që quhet strategjia e sigurisë kombëtare. Strategjia duhej ti nënshtrohej një debati politik e publik. E pafalshme që një vend I NATO të zvarritet me dokumenta burokratikë

Nuk ka detyrë më të madhe për një kryefamiljar, një qytetar, aq më shumë për një përfaqësues politik të përgatitesh për të keqen më të madhe dhe të fshihesh pas ombrellës së NATO. Ndaj kam kërkuar dy amendamente”, tha ai.

Në seancën e sotme, Kuvendi i rrëzoi Bashës amendamentin për dhënien e 50 milionë eurove Kosovës për sigurinë.

A duhet të parashikojmë në buxhetin tonë të mbrojtjes një kontribut për mbrojtjen e Kosovës? Amendamentibpër ti ardhur në ndihmë Kosovës është ende në rendin e ditës, por sot u hodh poshtë një amendament që në strategjinë kombëtare të ketë një parashikim të përhershëm të kontributit për Kosovën”, theksoi ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rikthehet gara për Avokatin e Popullit – Seancë në Komisionin e Ligjeve më 13 shkurt

Në kalendarin e punimeve të Kuvendit, për muajin shkurt, është planifikuar procesi i zgjedhjes së…

7 hours ago

Deputetët britanikë në Muzeun e Kujtesës / Ligjvënësit konservatorë u njohën me persekucionin 45- vjeçar në Shqipëri

Një grup deputetësh konservatorë të Parlamentit britanik, që po zhvillojnë një vizitë në Shqipëri, ishin…

7 hours ago

Shpërndante drogë afër shkollave – Prangoset nga policia pas disa javëve hetime 28 – vjeçari

Një i ri, 28- vjeçar, është arrestuar nga policia e Lezhës, pas një hetimi disa…

8 hours ago

Rritja e popullsisë shqiptare në Mali të Zi – Emigrimi është ulur dhe pozita e shqiptarëve është forcuar vitet e fundit

Krahasuar me regjistrimin e parafundit në Mal të Zi, numri i shqiptarëve në Censusin e…

8 hours ago

81-vjetori i vrasjes së Vasil Shantos / Pranë memorialit të heroit u vendosën kurora nga organizatorët

Data 1 shkurt shënon 81-vjetorin e vrasjes së heroit Vasil Shanto. Në memorialin e tij,…

8 hours ago

Skema e granteve për të rinjtë / Bashkia Shkodër mbështet projekt-idetë në fushën e turizmit dhe bimëve dekoratike

Morena Grimaj dhe Enrik Shllaku janë përfitues të drejtpërdrejtë të skemës së granteve për të…

8 hours ago

This website uses cookies.