Protesta e demokratëve, Policia rrethon Kryesinë e Kuvendit. Berisha: Tmerrohet Rama
Pak para nisjes së protestës së thirrur nga grupimi i ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, Policia ka rrethuar Kryesinë e Kuvendit.
Këtë masë të policisë, Berisha e cilësoi si frikë nga opozita, ndërsa garantoi se beteja e Rithemelimit do të jetë pa kthim.
“Tmerrohet Rama dhe narko-qeveritarët e tij! Betejë pa kthim! Rroftë opozita”, shkruan Berisha në rrjetin social Facebook.
Në orën 11:30 para Kryesisë së Kuvendit do të mbahet protesta e demokratëve, teksa në ambientet e brendshme do të shqyrtohet nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin kërkesa e SPAK për arrestimin e Sali Berishës.