Protesta e nesërme e opozitës, Noka: Mosbindja civile, rruga e vetme për zgjidhjen politike të Shqipërisë

Është mbajtur sot mbledhja e Federatës së Opozitës me aleatët, në fokus të së cilës ishte pikërisht mbledhja e nesërme (26 nëntor) e opozitës në orën 17:00.

Në fjalën e tij, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka deklaroi se opozita duhet të gjejë një strategji për t’i dhënë zgjidhje Shqipërisë duke përmbysur regjimin “Rama”.

Noka u ndal edhe te takimi i djeshëm i Kryeministrit Rama në Londër me diasporën shqiptare dhe me incidentet e shënuara gjatë këtij takimi.

Ai fajësoi kreun e qeverisë se angazhoi “falangat e krimit” kundër diasporës shqiptare.

Si njeriu që ka shpopulluar Shqipërinë dhe e ka zhytur në varfëri, korrupsion e drogë, s’mund të përfaqësojë shqiptarët. Dje Edi Rama me falangat e krimit që angazhoi në Londër kundër diasporës shqiptare tregoi që nuk është i denjë. Tregoi fytyrën e tij të vërtetë.

Dhuna e djeshme dhe e kohëve të fundit, tregues i qartë të një qeverie të zhytur në krim dhe që po jep shpirt. Po përpiqet me dhunë e terror të mbajë pushtetin.

Është unike në historinë e Shqipërisë qeveria e Edi Rama se si është sjellë ndaj popullit të vetë. Jemi në një momentum krejt tjetër politik pas 5 nëntorit për PD, demokracinë, opozitën. Ky momentum është një shenjë shumë pozitive për ne që duhet shfrytëzuar. Konspiracioni kundër Shqipërisë e shqiptarëve, kundër demokracisë organizuar nga Soros dhe Rama s’mund të funksionojë më pas 5 nëntorit.

Falangat e Sorosit ishin drejtuar për të marrë peng opozitën shqiptare përfundimisht u pre me votën e qytetarëve amerikanë. Ky momentum është i rëndësishëm për ne. PD-së i vijnë në ndihmë dy rezoluta historike ajo e CDI dhe PPE, ku theksohet që në Shqipëri kemi një narko-shtet, që Shqipëria nuk është demokraci funksionale”, deklaroi Noka.

Ky i fundit theksoi se mosbindja civile është e vetmja rrugë që do i japë Shqipërisë zgjidhje politike.

Mosbindja civile është rruga e vetme për ti dhënë Shqipërisë një zgjidhje politike që do garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jemi 24 orë nga akti tjetër i mosbindjes civile nesër në ora 17:00 në Tiranë. Do diskutojmë edhe hapin e nesërm dhe një strategji për më vonë si do funksionojë opozita për të detyruar regjimin dhe për t’i dhënë zgjidhje Shqipërisë”, u shpreh ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.