Protesta e 20 shkurtit e opozitës, do të nxjerrë në terren 1 mijë forca policie, forca rendi, FNSH, Shqiponjat dhe Gardën e Republikës.
Për të mundësuar mbarëvajtjen e protestës së njoftuar nga demokratët më 17:30 , do të jenë në terren edhe forcat RENEA.
Sipas informacioneve siguruar nga RTSH, bëhet me dije se në dispozicion do të jenë edhe autobotë me ujë, në rast incidentesh, si dhe efektivë policie do të jenë të pozicionuar para Kryeministrisë me qëllim shmangien e incidenteve.
Disa segmente rruge do të bllokohen dy orë para nisjes së protestës së opozitës, deri në përfundim të saj.
Kështu, sikurse është mësuar, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri” do të jenë rrugët e bllokuara gjatë ditës së nesërme.
Grupi i Rithemelimit, Gazmend Bardhi, Partia e Lirisë dhe parti të tjera opozitare kanë bërë thirrje për protestë kombëtare më 20 shkurt, ku sipas tyre duhet ti jepet fund këtij regjimi autokrat që ka krijuar kryeministri Rama.
Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…
Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…
Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…
Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…
17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës. Neuropsikiatri…
Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…
This website uses cookies.