Protesta e opozitës, Berisha: Rama, mafie e rrezikshme. Duam zgjedhje të lira dhe qeveri teknike

Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë ka përfunduar pas 2 orësh nga fillimi i saj ku u shoqërua me incidente të vogla përgjatë së cilës protestuesit hodhën molotov në drejtim të godinës së qeverisë.

Gjithashtu përgjatë protestës ranë në sy edhe grupe me maska që kishin mbushur çantat me pllaka të hequra nga trotuaret për të sulmuar Kryeministrinë.

Megjithatë, incidentet ishin të pakta dhe protesta ishin në përgjithësi paqësore ku dominuan fjalimet e demokratëve dhe drejtuesve kryesorë të opozitës si presidenti i Lirisë Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha në fjalimin e tij video të realizuar nga shtëpia e tij ku ndodhet nën arrest.

Në fjalën e tij, Berisha tha se opozita duhet të bashkohet për të arritur në zgjedhje të lira dhe qeveri teknike.

Ai theksoi se kryeministri Rama është mjaft i rrezikshëm për vendin dhe për këtë arsye sipas Berishës shqiptarët duhet të bëhen bashkë për të bërë të mundur rikthimin e zgjedhjeve të lira në Shqipëri.

Edi Rama është mafia më e rrezikshme e planetit, ai dhe mafia e Xhorxh Sorosit i kanë shpallur luftë flamurit, kombit dhe demokracisë shqiptare. Edi Rama do një Shqipëri pa shqiptarë. Pa opozitë. Pa drejtësi. Pa kulturë. Pa dinjitet. Pa familje. Prandaj, kjo luftë kërkon dhe meriton çdo sakrificë nga demokratet dhe demokratët shqiptarë, për një Shqipëri të shqiptarëve, për familje solide, për shtetin ligjor, demokracinë, prosperitetin, integrimin në Bashkimin Europian.

Por kjo luftë nuk do të luftohet dhe nuk duhet të luftohet vetëm nga Partia Demokratike.

Kjo është lufta e çdo shqiptari. Prandaj kushtrimi im sot, shkon për çdo parti opozitare, tradicionale apo të reja qofshin ato, për shoqërinë civile dhe mediat, për veprimtarë dhe aktivistë të të gjitha fushave. Vetëm zgjedhjet e lira janë shpëtim i Shqipërisë. Por, me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka. Të bashkoheni me ne për qeveri teknike, zgjedhje të lira. Ne do të fitojmë!

Kushtrimi im sot shkon për çdo demokrate e demokrat, për socialistët e zhgënjyer dhe qytetarët e paparti, për shqiptarët kudo që ndodhen. Vetëm zgjedhjet e lira janë shpëtimi i Shqipërisë. Por, me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka”, tha Berisha.  

Ndërkaq, pas fjalimit të Berishës turma e protestuesve u nis drejt Bashkisë së Tiranës për të protestuar edhe aty, që sipas demokratëve “Rama dhe Veliaj janë djepi i korrupsionit në vend”.  Ashtu si para Kryeministrisë, protestuesit hodhën molotov ndaj godinës së Bashkisë së Tiranës duke i vendosur flakën hyrjes së godinës. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

11 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

11 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

11 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

12 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

12 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

14 hours ago

This website uses cookies.