Lajme

“Protesta e PD një revoltë”, Alimehmeti: Pjesë e qeverisë teknike të jenë njerëz të paangazhur në politikë

Një revoltë e ka konsideruar protestën e opozitës, mbajtur me 7 tetor, Ilir Alimehmeti, anëtar dhe drejtues i departamentit të shëndetësisë në PD . I ftuar në studion e RTSH24, Alimehmeti u ndal tek kërkesa kryesore e opozitës për krijimin e një qeverie teknike, ku tha se pjesë e kësaj qeverie duhet të jenë njerëz të paangazhur në politikë.  

Protesat ishte thjesht një revoltë. E konsideroj demokracinë në Shqipëri si një bebe që sapo ka nisur të ecë. Ne jemi tek momentin që bebja ecën dhe bien. Nuk është absolutisht një vend me demokraci të konsoliduar. Kur themi që kërkojmë një qeveri teknike, nënkuptojmë njerëz të paangazhur me politikën. Në 2017 e konsideroj bashkëqeverisje pasi u përfshinë njerëz të angazhur politikisht nga të dyja partitë. Ne duhet të shkojmë tek parimi a do të ketë realitivisht zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në 2021 ku pritshmërit ishin shumë të mëdha për votime ndërkohë hamëndësi që në shqipëri nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme solli më pak se 45 përqind të votuesve drejt kutive të votimit.  Demokraci do të thotë vendim i shumicës, pra nëse kjo e fundit nuk mer pjesë, porvetëm pakica nuk ëshët më demokraci. Këto janë probleme madhore, për të cilat duhet të merremi, jo të merremi me molotovët që u hodhën në protestë”, u shpreh Alimehmeti.

Sipas Alimehmetit, në Shqipëri nuk ka demokraci, teksa tha se kjo po reflektohet edhe me largimin e të rinjve nga vendi. 

“Rinia është larguar për më shumë mundësi. Kemi për detyrë që të ftojmë ata të qëndrojnë në vendin e tyre. Ne jemi një komb në shuarje, po zhdukemi si komb. Populli po kthehet në pleqëri pasi rinia po largohet. Faji është që edhe pse 2024 vazhdojmë të flasim për mungesë demokracie“, tha ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Sfida e Kodimit”- 16 shkollat nga 8 bashki garë në zhvillimin e aftësive teknologjike

“Sfida Kombëtare e Kodimit” që synon edukimin teknologjik të të rinjve, bëri bashkë shkollat 9-vjeçare…

15 hours ago

Orkestra Simfonike e RTSH mban sot koncertin me program të larmishëm

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar vijon stinën koncertore për vitin 2025 me një program…

16 hours ago

Kampionati i ping-pongut në QKF “Kujtim Alija”- Shpallen fituesit për djem e vajza, treguan cilësi edhe në këtë sport

Ka përfunduar kampionati i ping-pongut për shkollat 9- vjeçare të Bashkisë Shkodër.  Aktiviteti është në…

16 hours ago

Remont në nënstacion, Lezha 12 orë pa energji – Kjo situatë  solli vështirësi për mijëra abonentë familjarë dhe biznese në të gjithë territorin

Një remont në nënstacionin elektrik të Lezhës la pa energji elektrike rreth 80% të territorit…

16 hours ago

Europa League në RTSH: Goglat dhurojnë përballje interesante

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës së Play Off-it të këtij edicioni…

17 hours ago

PPE e njeh zyrtarisht si kryetar të PD, Berisha në Gjermani për Kongresin e CDU

Për të parën herë pas konfliktit të brendshëm mes demokratëve për çështjen e përkatësisë dhe…

17 hours ago

This website uses cookies.