Protesta e thirrur nga Rithemelimi, policia ‘blindon’ Parlamentin, në terren mbi 500 efektivë

bfe0090412124ece9bd4eae829a102ca
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në një seancë plenare, ku pritet të japë autorizimin për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese nuk mori në shqyrtim padinë e deputetëve të Rithemelimit, tashmë Kuvendi e ka rrugën e hapur për të autorizuar arrestimin e ish-Kryeministrit Berisha.

Teksa sot pritet të mbahet protesta e opozitës, burime zyrtare nga Policia e Shtetit konfirmon për RTSH-në se janë mbi 500 efektivë nga Policia e Tiranës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) që janë angazhuar për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë.
Masat janë marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në koordinim me DVP Tiranë.
Mësohet gjithashtu se në perimetrin e Parlamentit janë instaluar kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar çdo lëvizje të protestuesve që policia të ketë të gjitha provat e mundshme nëse do të ketë incidente.

Gjithashtu janë marr masat se në rast se do të ketë incidente, në pjesën e pasme të parlamentit janë të pranishëm edhe autobote me ujë.