Protesta kundër marrëveshjes për refugjatët / Policia pengon aktivistët, në shenjë proteste e kalojnë natën në shesh.
Protesta pa afat kundër marrëveshjes me Italinë për refugjatët, e paralajmeruar prej 1 jave në Lezhë nuk u zhvillua. Policia e rendit dhe ajo bashkiake pengoi të rinjtë për vendosjen e çadrës në formë kampi të improvizuar në sheshin “Gjergj Kastrioti” përpara bashkisë së qytetit, ndërsa nuk munguan debatet mes policisë dhe aktivisteve.
Njëra prej organizatoreve të protestës, Arilda Lleshi, i konsideroi të paligjshme veprimet e policisë, pasi sipas saj tubimet janë një e drejtë kushtetuese.
Pasi nuk i lejuan të vendosin çadren përpara Bashkisë Lezhë, disa prej aktivisteve e kaluan natën jashtë në sheshin “Gjergj Kastrioti” dhe në këtë mënyrë paralajmerojnë se do të veprojnë deri në zhbërjen e marrëvshjes që e kthen Lezhën në kamp refugjatësh.