Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në sheshin qendror në Beograd duke protestuar kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij. Protesta e organizuar nga studentët dhe sindikatat e fermerëve, është pjesë e një lëvizjeje më të gjerë që kërkon përgjegjësi për shembjen e strehës së stacionit hekurudhor në qytetin verior të Novi Sadit, ku më 1 nëntor humbën jetën 15 persona.
Protesta në Beograd filloi me 15 minuta heshtje në nderim të viktimave. Tubime më të vogla u mbajtën edhe në qytetet e Nishit dhe Kragujevcit. Protestuesit kërkojnë që Presidenti serb dhe përgjegjësit për shembjen e strehës, të përballen me drejtësinë. Deri tani autoritetet kanë arrestuar 13 persona për ngjarjen në Novi Sad, përfshirë një ministër që u la më pas i lirë, dukë shtuar mosbesimin e publikut rreth procesit të hetimeve.
Duke sfiduar protestat në rritje, Vuçiç përuroi te dielën përfundimin e pjesës së një autostrade në Serbinë Qendrore. Ai tha se nuk do t’u nënshtrohet kërkesave të opozitës për një qeveri tranzitore, ndërsa akuzoi kundërshtarët e tij se po shfrytëzojnë studentët për të marrë pushtetin pa zgjedhje.
Partitë opozitare thonë se një qeveri e tillë do të mund të përgatiste zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mund të t’u jepte fund tensioneve politike. Protesta e së dielës ishte ndër më të mëdhatë në vitet e fundit.
Kombëtarja shqiptare udhëtoi të mërkurën drejt Londrës në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të…
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, në një intervistë ekskluzive dhënë për emisionin “Ngjarja…
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është shprehur se do të zgjidhë përfundimisht çështjen e kthimit…
Partia Demokratike ka prezantuar kandidatët për zgjedhjet e 11 majit 2025 në qytetin e Shkodrës,…
Reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore të vendit. Në veri, reshjet e rëna gjatë…
This website uses cookies.