Protesta/ Mbahet seanca urgjente e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Vuçiq: Arrestohen mbi 35 persona
Koalicioni “Serbia kundër dhunës’ protestoi një ditë më parë kundër qeverisë, protestë e cila regjistroi tensione dhe përplasje me policinë. Kjo e fundit shpërndau protestuesit, pasi tentuan të hynin me forcë brenda Kuvendit.
Pas protestës, Presidenti Aleksandër Vuçiq bëri me dije se u mbajt seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ndërsa u shpreh se policia po procedon me arrestimet e personave që tentuan të merrnin me forcë institucionin e shtetit serb.
Po ashtu, Vuçiq njoftoi se mbi 35 persona u arrestuan.
“Ne analizuam gjithçka që ndodhi sonte dhe falënderova pjesëtarët e brigadës së policisë dhe xhandarmërisë, të gjithë pjesëtarët e policisë, të cilët mbajtën një barrë të rëndë sonte, panë të gjitha informacionet dhe me përfaqësuesit e Agjencisë së Informacionit të Sigurisë”, ka thënë Vuçiq.