Protesta- Molotovë ndaj institucioneve e selisë së PS-së, arrestohet një person, 5 të shoqëruar

Një person është arrestuar dhe pesë të tjerë janë shoqëruar për protestën e djeshme (7 tetor) të opozitës, që u shoqërua me akte të shumta dhune.

Ndërkohë bëhet me dije se 7 persona janë në kërkim, të dyshuar si autorë të hedhjes së molotovëve në drejtim të institucioneve e policisë.

Opozita protestoi për 3 orë, ndërsa aktet e dhunës shoqëruan tubimin që në nisje.

Në mungesë të kreut të PD-së, Sali Berisha, protesta u  drejtua nga Gazmend Bardhi dhe Flamur Noka  të cilët së bashku me protestuesit fillimisht u ndalën tek kryeministria, ku hodhën  molotovë dhe tymuese e në një moment u përplasën me policinë.

Më pas  deputetët e PD udhëhoqën protestuesit drejt një tjetër marshimi me destinacion selinë e PS-së ku hodhën dhjetëra molotovë dhe si pasojë u plagosën disa efektivë të policisë.

Mosbindja civile e opozitës vijoi drejt Ministrisë së Brendshme, Bashkisë së Tiranës dhe Parlamentit, ku sërish u hodhën flakadanë dhe bomba molotov dhe nga ana tjetër  policia ju përgjigj me gaz lotsjellës.

Marshimi përfundoi në selinë e PD ku sekretari i përgjithshëm Flamur Noka, deklaroi se 7 tetori ishte vetëm hapi i pare i mosbindjes civile. Gjatë protestës, të paktën 10 policë u lënduan

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.