Categories: LajmePolitikë

Protesta në Kuvend/ Salianji: Pati efektin e duhur, 80% të deputetëve në Parlament nuk i njeh elektorati

Pak ditë nga protesta e demokratëve në seancën plenare të së enjtes, deputeti demokrat Ervin Salianji i ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” ka deklaruar se revolta e tyre, pati efektin e duhur.

Salianji u shpreh se ndezja e tymueseve në Kuvend, ka qenë një lloj reagimi simbolik për të treguar se në Parlament nuk ka normalitet.

Sipas Salianjit, protesta e demokratëve pati efektin e duhur, pasi qëllimi siç theksoi ai, është sensibilizimi i publikut.

Protestat i kanë një lloj revolte. Ajo lloj mënyre reagimi është simbolik për të treguar se nuk ka normalitet. I ka arritur qëllimet e veta.

Unë e ndjej atë revoltë të qytetarëve dhe vetë personalisht me gjithçka shkelet në Parlament. Më vjen mirë që pati efektin e duhur në raport me shpërndarjen sepse pati vëmendje gjithandej. Në politikë qëllim i rëndësishëm është sensibilizimi i publikut”, u shpreh Salianji teksa shtoi se 80% të deputetëve në Kuvend, nuk i njeh elektorati.

“80% e deputetëve të parlamentit rrinë kot, nuk i njeh qytetari. As nuk ka folur ndonjëherë, as ka patur takime, as ka dhënë kontribut publik. Nëse nuk mban marrëdhëniet me njerëzit në politikë”, shtoi ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

12 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

12 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

12 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

12 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

12 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

12 hours ago

This website uses cookies.