Protesta për hidrocentralin, banorët: Të zbatohet ligji, pasi bashkia Mirditë i ka pezulluar punimet

Banorët e fshatrave Thirrë, Sang dhe Hebë në Mirditë e përshkallëzuan reagimin e tyre kundër ndërtimit të HEC-eve dhe fabrikës së ujit në këtë zonë. Ata vendosën një çadër pranë kantierit të ndërtimit , ku do të qëndrojnë për të penguar punimet,   të cilat vijojnë edhe pas vendimit të bashkisë Mirditë e cila i pezulloi që prej datës 28 shkurt.

Banorët shprehen të vendosur në betejën e tyre dhe ju bëjnë thirrje institucioneve shtetërore që të mos bëhen palë me paligjshmërinë.

Ndërtimi i HEC-eve dhe fabrikës së ujit në këtë zonë dëmton rëndë mjedisin, dhe ju merr burimet ujore këtyre tre fshatrave thonë banorët.

Më 28 shkurt, Bashkia Mirditë pezulloi punimet dhe gjobiti kompaninë me 3 milionë lekë, për shkak të mungesave në dokumentacion. Pavarësisht këtij vendimi puna në terren ka vijuar deri këtë të hënë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.