Categories: BotaLajme

Protesta të dhunshme në Serbi-Plagosen 30 policë, arrestohen dhjetëra protestues në Beograd

Rreth 38 protestues u arrestuan ndërsa 30 policë u plagosën, dy prej tyre në gjendje të rëndë, gjatë trazirave të mbrëmjes së të dielës në Beograd. Sipas Drejtorit të Policisë Ivica Ivkoviç, ky numër pritet të rritet.

Ndërsa autoritetet përgjegjëse vijojnë aksionin për arrestimin e të gjithë atyre që shkaktuar trazira para Kuvendit të Beogradit. Qindra banorë të kryeqytetit serb u përpoqën të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit të Bashkisë së Beogradit pasi protestuan kundër rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme dhe lokale që u zhvilluan fundjavën e kaluar.

Protesta u organizua nga koalicioni Serbia kundër dhunës, i cili pretendon se zgjedhjet ishin të parregullta. Protestuesit thyen gardhet e sigurisë të vendosura nga policia, ndërsa shkatërruan dyert dhe dritaret e godinës në tentativë për të hyrë në ndërtesë.

Pas protestave në Beograd, të cilat përfunduan me reagimin e  dhunshëm të policisë, opozita në Serbi akuzoi presidentin Aleksandër Vuçiç se dërgoi huliganët që provokuan dhunën. Ndërsa kreu i shtetit në një deklaratë pas mbledhjes urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, akuzoi opozitën se tentoi  të merrte me dhunë institucionet e Serbisë.

Më herët kryetari në detyrë i Bashkisë së Beogradit, Aleksandër Sapiç tha se dëmtimi i objektit të Kuvendit është i pariparueshëm. Ai vuri në dukje se ndërtesa mbrohet nga shteti, pasi është ndërtuar në vitin 1881 dhe ka objekte origjinale të shekullit të 19-të.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

9 hours ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

9 hours ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

9 hours ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

9 hours ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

10 hours ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

10 hours ago

This website uses cookies.