Categories: BotaLajme

Protestat në Bangladesh, 24 të vdekur nga djegia e një hoteli

Të paktën 24 persona janë vrarë pasi hotelit Zabeer International iu vu flaka të hënën, sipas raporteve të mediave.

Gazeta Bangladeshi Daily Star raportoi se zjarrfikësve iu deshën më shumë se 12 orë për të shuar flakët.

Raporti tha se zjarrfikësit nuk ishin në gjendje të fillonin shuarjen e zjarrit për një “kohë të gjatë” pasi u penguan nga protestuesit, shkruan BBC.

Hoteli, i vendosur në qytetin Jessore në Bangladeshin jugperëndimor, është në pronësi të Shahin Chakladar, sekretar i përgjithshëm i Lidhjes Awami në Distriktin Jashore.

Ish-kryeministrja e Bangladeshit Sheikh Hasina ka drejtuar partinë në pushtet Awami League që nga fillimi i viteve 1980.

Hasina pas 15 vjetëve në udhëheqje ka ikur nga vendi të hënën pas protestave vdekjeprurëse që po zhvillohen prej disa ditësh nëpër rrugët e këtij shteti.

Hasina ka tentuar prej fillimit të korrikut që t’i shtypë protestat kombëtare kundër Qeverisë së saj, mirëpo në fund është detyruar të largohet, pasi të paktën 100 persona janë vrarë vetëm të dielën në protesta.

Qytetarët e Bangladeshit presin të shohin se çfarë do të ndodhë në vendin e tyre, ndërsa shefi i ushtrisë së vendit thotë se do të shpallet një qeveri e përkohshme dhe zgjedhje të reja, megjithëse nuk janë dhënë shumë detaje. Drejtuesit e studentëve kanë thënë se nuk do të pranojnë një qeveri të udhëhequr nga ushtria.

Sipas Express

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

13 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

13 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

13 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

13 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

13 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

14 hours ago

This website uses cookies.