Protestat në kampusin amerikan, qindra policë mblidhen për shpërndarjen e protestuesve
Vijon edhe këtë të enjte (2 maj) protesta propalestineze në kampusin e Universitetit të Kolumbias në Manhatanin e Sipërm.
Qindra policë janë grumbulluar në kampusin e UCLA për shpërndarjen e protestuesve.
Sakaq, zyra e guvernatorit të Kalifornisë ka kritikuar reagimin e policisë ndaj dhunës në kampus, duke e konsideruar si të vonuar dhe të papranueshme.
Një ditë më parë (1 maj) policia arrestoi disa protestues, rreth 24 orë pasi kishin marrë nën kontroll një godinë akademike të universiteti.
Prej disa kohësh, studentet e universiteteve në shumë shkolla të larta amerikane janë mbajtur protesta kundër luftës në Gazë.
Aktivistët kërkojnë që universitetet të heqin dorë nga sponsorizimi që kanë lidhje me Izraelin si dhe të ndërpresin marrëdhëniet me institucionet izraelite.