Protestat për tragjedinë e Tempit, kryeministri grek riformaton qeverinë

Kyriakos Mitsotakis riformatoi

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis riformatoi të premten (14 mars) kabinetin e tij ndërsa qeveria e qendrës së djathtë po përballet me zemërimin publik në lidhje me tragjedinë e dy viteve më parë ku 57 persona, shumë prej të cilëve studentë, humbën jetën pas përplasjes së dy trenave pranë qytezës së Tempe, në qendër të vendit. 

Kostis Hatzidakis, i cili ka qenë ministër i Financave, është emëruar zëvendëskryeministër, duke marrë përsipër një rol mbiqkyrës në projektet madhore qeveritare.

Në vend të tij si ministër Financash është emëruar Kyriakos Pierrakakis, i cili ishte më parë ministër Arsimi. 

Sofia Zacharaki do të drejtojë Ministrinë e Arsimit, ndërsa Domna Michailidou atë të Kohezionit Social dhe Familjes.

Christos Staikouras është larguar nga posti i ministrit të Transporteve për t’u zëvendësuar nga Christos Dimas, ish-zëvendësministër i Financave. Ndërkaq, ish-zëvendësministri i Qeverisjes Digjitale, Konstantinos Kyranakis, është emëruar zëvendësministër Përgjegjës për Mbikqyrjen e Reformave Hekurudhore.

Vassilis Kikilias është emëruar si ministër i ri i Navigimit Detar dhe detyrën e tij për drejtimin e Ministrinë për Krizën Klimatike dhe Mbrojtjen Civile e ka marrë Ioannis Kefalogiannis, ish-zëvendësministër i Mbrojtjes.

Theodoros Skylakakis nuk do të jetë më Ministër i Mjedisit dhe Energjisë. Në këtë detyrë është emëruar Stavros Papastavrou.

Ish-ministri i shtetit Makis Voridis do të jetë ministër për Migracionin.

Kabineti i ri pritet të betohet paraditen e së shtunës. Ndryshimet në qeveri u njoftuan pak javë pasi qindra e mijëra persona dolën në rrugë duke kërkuar drejtësi për tragjedinë e Tempes.  Kjo ishte edhe protesta më masive e mbajtur në vend gjatë viteve të fundit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.