Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis riformatoi të premten (14 mars) kabinetin e tij ndërsa qeveria e qendrës së djathtë po përballet me zemërimin publik në lidhje me tragjedinë e dy viteve më parë ku 57 persona, shumë prej të cilëve studentë, humbën jetën pas përplasjes së dy trenave pranë qytezës së Tempe, në qendër të vendit.
Kostis Hatzidakis, i cili ka qenë ministër i Financave, është emëruar zëvendëskryeministër, duke marrë përsipër një rol mbiqkyrës në projektet madhore qeveritare.
Në vend të tij si ministër Financash është emëruar Kyriakos Pierrakakis, i cili ishte më parë ministër Arsimi.
Sofia Zacharaki do të drejtojë Ministrinë e Arsimit, ndërsa Domna Michailidou atë të Kohezionit Social dhe Familjes.
Christos Staikouras është larguar nga posti i ministrit të Transporteve për t’u zëvendësuar nga Christos Dimas, ish-zëvendësministër i Financave. Ndërkaq, ish-zëvendësministri i Qeverisjes Digjitale, Konstantinos Kyranakis, është emëruar zëvendësministër Përgjegjës për Mbikqyrjen e Reformave Hekurudhore.
Vassilis Kikilias është emëruar si ministër i ri i Navigimit Detar dhe detyrën e tij për drejtimin e Ministrinë për Krizën Klimatike dhe Mbrojtjen Civile e ka marrë Ioannis Kefalogiannis, ish-zëvendësministër i Mbrojtjes.
Theodoros Skylakakis nuk do të jetë më Ministër i Mjedisit dhe Energjisë. Në këtë detyrë është emëruar Stavros Papastavrou.
Ish-ministri i shtetit Makis Voridis do të jetë ministër për Migracionin.
Kabineti i ri pritet të betohet paraditen e së shtunës. Ndryshimet në qeveri u njoftuan pak javë pasi qindra e mijëra persona dolën në rrugë duke kërkuar drejtësi për tragjedinë e Tempes. Kjo ishte edhe protesta më masive e mbajtur në vend gjatë viteve të fundit.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të hënën se vendimi për t’u shpërbërë i grupit…
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për shfuqizimin e vendimit të…
Në një ditë historike për median e qytetit si ai i 80-vjetorit të Radio Shkodrës,…
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve…
Një ngjarje e rëndë është konstatuar paraditen e kësaj të martë në Shkodër. Një shtetase…
403 Qendra Votimi kanë nxjerrë këtë rezultat në qarkun e Shkodres: 40.01% për PD dhe…
This website uses cookies.