Protestë kundër HEC-eve në zonën e Kalivarës së Pukës, banorët : Hiqni dorë nga projekti !
Lejet e dhëna për ndërtimin e katër HECE-ve në zonën e Kalivarës në Pukë, kanë hasur në kudërshtinë e komunitetit të tre fshatrave që preken nga keto projekte. Banorët e Kalivarës, Mesulit dhe Kimzës u ngritën në protestë ketë të dielë, ku me pankarta “Hiqni Dorë nga Hec-i se do të ketë pasoja materiale dhe njerëzore” kërkojnë mesbatimin e këtyre investimeve të cilat dëmtojnë burimet ujore dhe ekosistemin e kësaj zone me potencial turistik.
Banorët akuzojnë institucionet për fallsifikim të firmave, duke paralajmëruar kallëzim penal në prokurori për personat përgjegjës, ndërsa janë të vendosur në betejën e tyre për mbrojtjen e burimeve ujore të zonës.
Banorët e fshatrave Kalivare, Mesul dhe Kimzë kanë përgatitur dhe një peticion i cili do ju dërgohet institucioneve qëndrore, ku kërkohet anullimi i lejeve për ndërtimin e HEC-ve, e po ashtu çështja do të ndiqet ligjerisht dhe në gjykatë. Lejet për ndërtimin e HEC-eve në Kalivares në Pukë janë dhënë gjatë muajve të fundit dhe projekti do të zbatohet nga kompania Be-is SHPK, por puna në terren nuk ka nisur ende.