Protestë në Moskë, gratë e ushtarëve rusë kërkojnë kthimin e tyre në shtëpi
Prej ditësh në kryeqytetin e Rusisë dhjetëra gra dhe nëna të ushtarëve rusë kanë dalë në protesta duke i bërë thirrje autoriteteve të kthejnë të dashurit e tyre në shtëpi.
Policia ruse la të lirë 20 reporterë, duke përfshirë një gazetar të AFP-së, i që ishin arrestuar gjatë një protestë në Moskë të organizuar nga gratë e ushtarëve të mobilizuar për të luftuar në Ukrainë.
Bashkëshortet dhe nënat e ushtarëve rusë janë organizuar për javë të tëra në protesta jashtë mureve të Kremlinit, një lëvizje kjo që nuk është pritur mirë nga autoritetet, që deri më tani nuk kanë mundur t’i shuajnë. Policia ka shmangur arrestimin e grave protestuese për të mos nxitur më shumë zemërimin në popull.
Një numër në rritje grash ruse po kërkojnë kthimin nga fronti të burrave, djemve dhe vëllezërve të tyre të mobilizuar pas një dekreti të nxjerrë nga Presidenti Vladimir Putin në shtator të vitit të kaluar.
Tema është veçanërisht e pakëndshme për Kremlinin përpara zgjedhjeve presidenciale të marsit, në të cilat Putin po kandidon për një mandat të pestë të Kremlinit, më shumë se dy vjet pas nisjes së ofensivës në Ukrainë.