Protestë për pagat në Spitalin e Shkodrës / Kaceri: Jemi të detyruar të ndërpresim shërbimin për pacientët
Sindikata e shëndetesisë në Spitalin Rajonal Shkodër dhe një grup punonjësish protestuan ditën e sotme pasi ende nuk ka dalë paga e muajit dhjetor duke qenë kështu me afro 18 ditë vonesë. Kreu i sindikatës së shëndetësisë, Paolo Kaceri, deklaroi se spitali i Shkodrës i ka kryer procedurat e pagave, por kjo vonesë vjen nga neglizhenca e Ministrise se Shëndetësisë.
Sipas kreut të sindikatës së shëndetësisë ,Paolo Kaceri, në rast se pagat nuk dalin, atëherë do të ketë ndërprerje të shërbimit për pacientët.
Mësohet se janë mbi 700 punonjës të Spitalit Rajonal Shkodër që ende nuk kanë marrë pagat e muajit Dhjetor.