Protestë për rrugën në Fushë-Milot – Rruga e “Telit” me gjatësi 1.5 km ka degraduar plotësisht, duke penalizuar 1 mijë banorë të zonës

Kjo është gjendja e rrugës së “Telit” që lidh një pjesë të zonës së Fushë-Milotit në Kurbin, me autostraden Milot-Thumanë.
Segmenti me gjatës 1.5 km ka degraduar plotësisht, duke i bërë thuajse i pakalueshem, për shkak të gropave që në kohë me shi mbulohen nga uji dhe balta.
Mungesa e infrastruktures ngriti në protestë banoret, të cilët thonë se pavarësisht ankesave të vazhdueshme në këtë zonë nuk është investuar asnjëherë dhe kjo situatë iu ka vështirësuar jetesën.
Premtimet për rehabilitimin e rrugës nuk kanë munguar për çdo fushatë elektorale gjatë dekadës së fundit, por vetëm janë mashtruar, tregojnë banorët.
Rruga e “Telit” në Fushë-Milot i shërben rreth 1 mijë banorëve të kësaj zone dhe as me buxhetin e këtij viti Bashkia e Kurbinit, nuk ka planifikuar investime në këtë zonë.