Kjo është gjendja e rrugës së “Telit” që lidh një pjesë të zonës së Fushë-Milotit në Kurbin, me autostraden Milot-Thumanë.
Segmenti me gjatës 1.5 km ka degraduar plotësisht, duke i bërë thuajse i pakalueshem, për shkak të gropave që në kohë me shi mbulohen nga uji dhe balta.
Mungesa e infrastruktures ngriti në protestë banoret, të cilët thonë se pavarësisht ankesave të vazhdueshme në këtë zonë nuk është investuar asnjëherë dhe kjo situatë iu ka vështirësuar jetesën.
Premtimet për rehabilitimin e rrugës nuk kanë munguar për çdo fushatë elektorale gjatë dekadës së fundit, por vetëm janë mashtruar, tregojnë banorët.
Rruga e “Telit” në Fushë-Milot i shërben rreth 1 mijë banorëve të kësaj zone dhe as me buxhetin e këtij viti Bashkia e Kurbinit, nuk ka planifikuar investime në këtë zonë.
Pavarësisht mbylljes së aplikacionit TikTok në Shqipëri, të rinjtë vazhdojnë të gjejnë mënyra për të…
Pas disa ditësh me mot të paqëndrueshëm, fundjava e ngrohtë dhe me diell ka rikthyer…
Një pjesë e shkrimeve më të rëndësishme të historianit gjerman Leopold Von Ranke janë përmbledhur…
Në vijim të stinës koncertore, orkestra simfonike e RTSH ka sjellë operën “ Rozafa”, një…
Në Hot të Malësisë së Madhe, u përkujtua Kryengritja Antiosmane e vitit 1911, e cila…
Shqipëria po evidentohet gjithnjë e më shpesh si një ndër destinacionet më të përballueshme dhe…
This website uses cookies.