Protestë për ujë e drita – Banorë të Postribës tubohen para Bashkisë Shkodër

Me qirinj, kandila dhe shishe uji në duar, banorët e Postribës janë mbledhur këtë të hënë në protestë përpara Bashkisë së Shkodrës.
Prej vitesh kërkojnë ujë e drita. Uji pijshëm vjen i ndotur nga punimet që kryejnë guroret në zonë, ndërsa rrjeti elektrik është i amortizuar, tregojnë banorët.
Pas përfundimit të protestës, policia bëri shoqërimin e disa protestuesve.
Protestuesit thonë se është kërkuar ndihmë nga të gjitha institucionet, por nuk është bërë asnjë veprim dhe theksojnë se do t’i përshkallëzojnë protestat.