Protestë për ujin e ndotur, kryebashkiaku Beci pret banorët e Postribës
Banorët e Postribës iu rikthyen sërish protestave , kësaj radhe para Bashkisë së Shkodrës, në lidhje me ujin e ndotur që pretendojnë se shkon në çezmat e tyre për shkak të dy guroreve që ndodhen në Rrasek dhe Domen. Me pankarta në duar, me mesazhe të forta, banorët kërkojnë ndërprerjen totale të punës nga guroret, ose do të bëjnë vetëgjyqësi.
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci i priti në zyrë banorët, ndërsa i ka garantuar se është në mbështetje të tyre.
Në mbështetje të banorëve ishte ambjentalisti, Sazan Guri
Disa muaj më parë banorët e Postribës kanë bërë një padi edhe në SPAK për këtë çështje.