Categories: LajmeSociale

Provimet e Maturës Shtetërore: Të garantohet proces i qetë dhe e sigurt për çdo nxënës

Një ditë përpara fillimit të provimeve të maturës, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me monitoruesit që do të ndjekin nga afër të gjithë procesin e provimeve të maturës.
 
Provimet e maturës nisin të hënën, më 3 qershor, me provimin e gjuhës së huaj. Më 10 qershor do të zhvillohet provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ndërsa më 18 qershor provimi i matematikës. 
 
Në të gjithë Shqipërinë janë 144 qendra ku do të zhvillohen Provimet e Maturës, dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit do të monitorojë procesin me përfaqësues të deleguar, duke siguruar që çdo hap i procesit të garantojë transparencën e duhur. Do të angazhohen rreth 2900 mësues dhe punonjës të arsimit që do të jenë përgjegjës për mbarëvajtjen e provimit në çdo qendër provimi nga veriu në jug”, tha Ministrja Manastirliu.
 
Gjithë puna që është bërë përgjatë këtyre muajve kurorëzohet me fillimin e procesit të provimit të Maturës Shtetërore për të gjithë maturantët në të gjithë vendin. 
 
Në provimet e maturës shtetërore do të marrin pjesë rreth 28 mijë nxënës, maturantë. Për monitorimin dhe administrimin e procesit do të angazhohen më shumë se 2900 punonjës të sistemit arsimor, përfshirë mësues, administratorë provimesh dhe staf të MAS dhe strukturave të varësisë.

Do të jenë 1900 administratorë provimi që monitorojnë grupe prej 15-20 nxënësish, 200 përgjegjës të administrimit, 250 administratorë të sekretimit, 290 përgjegjës për strukturat shkollore dhe mësues ndihmës për mbështetjen e nxënësve me aftësi të veçanta. Gjithashtu janë 230 administratorë për monitorimin dhe vlerësimin e mbarëvajtjes së testimeve në të 144 pikat e provimeve”, tha Manastirliu.
 
Ministrja e Arsimit dhe Sportit vuri theksin në fund te zbatimi me përpikmëri i rregullores së Maturës Shtetërore.
 
Kemi një rregullore që duhet zbatuar nga të gjithë, që nga shkollat e deri në nivel kombëtar. Shpresoj të mos kemi parregullsi, por nuk do të ketë asnjë tolerancë për rastet që shkelin rregulloren. Nxënësit duhet të jenë të qetë dhe të sigurt gjatë këtij procesi provimesh,” theksoi Ministrja Manastirliu.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Përgatitja e tokave për mbjellje – Brahaj: Fermerët do nisin mbjelljen e kulturave pranverore

Fermerët në këtë fillim muaji, të favorizuar edhe nga moti i mirë po bëjnë përgatitjet…

5 minutes ago

Kondicionimi i ajrit të “Migjeni” – Bashkia Shkodër njofton nisjen e punës konkrete

Nis puna për sistemin e kondicionimit të Teatrit “Migjeni” Teatri “Migjeni”, brënda pak kohësh do…

8 minutes ago

Një mësues si Zija Vukaj … /  Shkrimtari i njohur feston 65- vjetorin, 40 vite në arsim

Marsi është muaj më i dashur për të, jo vetëm se daton edhe  ditëlindja e …

11 minutes ago

Dita e obezitetit – Shkodra mundësi për ecje në natyrë, qytetarët: I kushtojmë prioritet shëndetit

Në Ditën Botërore të Obezitetit mjekët këshillojnë një dietë sa më të shëndetshme dhe sa…

11 minutes ago

Astma, problem serioz për shëndetin – Nëse ndiqen këshillat e mjekut, sëmundje e lehtë për t’u trajtuar

Astma është një sëmundje inflamatore kronike, që prek rrugët e frymëmarrjes dhe përbën një problem…

19 minutes ago

Mbledhja e Këshillit Bashkiak – Shtimi  aseteve të Bashkisë, ndër projektvendimet më të rëndësishme

Këshilli i Bashkisë Shkodër ka zhvilluar mbledhjen e radhës për marrjen në shqyrtim të projektvendimeve…

23 minutes ago

This website uses cookies.